-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonzato takim me homologët në Shqipëri dhe PD: Dy reformat element kyç për integrimin!

Kryesoret

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në vendin tonë, si edhe me përfaqësues të Partisë Demokratike, ku në fokus ishin reformat dhe procesi i integrimit evropian.

Përmes një njoftimi, Gonzato bëri të ditur se në takimin në ambientet e Delegacionit të BE-së u ishin të pranishëm deputetët demokratë Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi.

Postimi i plotë i Gonzatos:

Sot, në zyrat Delegacionit të BE-së, zhvillova një diskutim të hapur dhe të sinqertë me ambasadorët e Shteteve Anëtare të BE-së në Shqipëri, si edhe me znj. Jorida Tabaku dhe z. Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike. Shkëmbyem mendime mbi reforma kyçe që kërkojnë mbështetje dypartiake, si reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, si edhe mbi pjesëmarrjen demokratike në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Një proces legjislativ transparent dhe gjithëpërfshirës në Parlament, përmes angazhimit aktiv dhe konstruktiv të të gjitha grupeve parlamentare, si edhe konsultimet kuptimplota me përfaqësuesit e shoqërisë civile, janë thelbësore që Shqipëria të miratojë reforma të qëndrueshme në të mirë të qytetarëve të saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit