Kryeministri grek ndodhet në Shqipëri. Kyriakos Mitsotakis zbriti në Himarë dhe u prit në pedonalen e qytetit nga anëtarë të minoritetit me thirrje dhe flamujt grekë. “Jam i lumtur që ndodhem këtu”, tha kryeministri grek.
“Është një moment i vecantë për mua dhe një moment i vecant për grekët. Mbaj mend shumë mirë vizitën që bërë këtu Konstadinos Mitsotakis në këtë tokë.
Ndihem i nderuar që jam kryeministri i parë që viziton Himarën. Dua që të dini që unë personalisht dhe Shqipëria do ketë jo vetëm një shok, por edhe një mbështetës në të drejtat tuaja.
Ju që zgjodhët të qëndroni këtu në Himarë jeni një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Dua që të dinë që edhe une isha, jam dhe do jem mbështetës i Shqipërisë në BE. Detyrim i Shqipërisë është që të respektoj të drejtat tuaja të plota.
E drejta e fëmijëve të mësojnë gjuhën greke dhe mbrojë të drejtat e pronave tuaja. Çdo qeveri greke do jetë në krahun tuaj.
Dhe besoj se të gjitha këto do zgjidhen dhe ua garaton unë personalisht. Qeveria greke është pranë jush dhe këtë do ta bëjë” tha Mistotakis.