Ka ndërruar jetë 17-vjeçari, Elio Hamiti, i cili u përplas ditën e djeshme në Llogara nga ish-Kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.
Kujtojmë se 17-vjeçari ishte në gjendje kome në spitalin e Himarës, ndërsa u vendos dërgimi i tij në Tiranë, pasi dëmtimet ishin të shumta dhe të rënda, sidomos në kokë dhe organet e brednshme.
I riu ishte duke kaluar rrugën për të kapur autobusin, por fatkeqësisht u përplas dhunshëm me makinë nga ish-kryebashkiaku Bollano.
Sipas policisë Bollano është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
‘Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.’, njoftoi Policia ditën e djeshme.
Ish-kryebashkiaku i Himarës, fut në rrotat e “Benz”-it adoleshentin