Kryeministri hungarez, Viktor Orban u kritikua pas zbulimeve për rastin e korrupsionit që çoi në arrestimin e anëtarëve të Parlamentit Evropian.
Pasi ka shprehur disa herë kundërshtimet e tij për funksionimin e institucionit, këtë herë ka kërkuar shfuqizimin e Parlamentit Evropian me rastin e skandalit të Katarit-Gate .
Në konferencën vjetore ndërkombëtare për shtyp në Budapest tha se masat mbrojtëse kundër korrupsionit kanë dështuar keq.
“Nëse duam të rivendosim besimin e publikut, është koha për të shfuqizuar Parlamentin Evropian ,” tha ai.
Në të njëjtën kohë Orban propozoi krijimin e një Parlamenti të ri Evropian të përbërë nga përfaqësues kombëtarë.
“Kjo garanton mbikëqyrje, llogaridhënie dhe besueshmëri më të madhe. Jepni kontrollin shteteve anëtare” theksoi ai.