Grupi i PD kërkon masë disiplinore ndaj kryeministrit Rama për sjelljen e tij në seancën e sotme. E ndërsa deputeti Gazment Bardhi u përjashtua me argumentin e fjalorit, që përdori kundër kreut të qeverisë, të njëjtën masë e kërkon edhe PD-ja për kryeministrin.
Bardhi: Oligarkët po lobojnë për Dvoranin në Kushtetuese! Rama: Ik ore palaço
Ai përdori fjalët “lolo, palaço, pis dhe zagar” kundër Bardhit. Kërkesa pritet që të kalojë për shqyrtim në komisionet e kuvendit dhe sikur ka ndodhur më parë gjasat janë që të rrëzohet. Shkak i debatit ishte procedura për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese që sipas PD-së po devijohet rregullorja me qëllim që të fitojë Ardian Dvorani.