Kuvendi sot u përfshi nga akuzat, sharjet dhe ofendimet mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Gazment Bardhi që u përjashtua nga seanca.
Të njëjtën masë kërkoi edhe PD-ja për Edi Ramën që përdori fjalët “pis, palaço dhe zagar”. Deputetja e PD-së, Flutura Açka i kërkoi kryeministrit që të ulet me këmbë në tokë dhe të bëjë prapaktheu për sherrin që sipas saj nisi në Kuvend.
“Zullumin e nisët ju, duke e quajtur vulëhumbur, ju jeni një nga njerëzit që mbani peng vulën me proceset gjyqësore. Ne vërtetë mund të jemi vulëhumbur sepse jemi deputetë të rinj. Ne mund të jemi vulëhumbur, por nuk kemi lidhje me SPAK” tha ajo.
Bardhi: Oligarkët po lobojnë për Dvoranin në Kushtetuese! Rama: Ik ore palaço
Edi Rama u ngrit për të replikuar dhe pranoi që e teproi duke lëshuar gojën, por tha se akuzat që i bëri Gazment Bardhi ishin të papranueshme dhe pa asnjë provë.
“Unë e dëgjova me vëmendje fjalën tuaj dhe dua t’u them që unë në radhë të parë nuk jam prej betoni, jam prej mishi dhe prej kockash.
Kryeministër as kam lindur dhe as do vdes. Është një periudhë kohe që bëj edhe këtë detyrë. Por vjen një moment që mjaft është mjaft. Më vjen shumë keq që edhe ju, që jeni njeri i letrave, ranë në të njëjtin gabim.
Më akuzat mua që unë nisa sherrin. Unë nuk nisa asnjë sherr, por refuzoj që të pranoj që fjalët “kriminel, mafioz dhe hajdut” të marrin statusin. Kush është kriminel, hajdut dhe mafioz është subjekt i ligjit.
“Palaço e zagar” kundër Gaz Bardhit! PD kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi
Ai që nuk jep prova për akuzat nuk është gjë tjetër veç palaço dhe kjo më vjen shumë keq, por është diçka që unë e ndjeva për detyrë ndaj djalit tim, atij të voglit, që kur të shikojë, ta dijë njëherë mendimin tim për këto poshtërsi që thuhen këtu.
Njerëzit mund ta lëshojnë një fjalë tepër dhe mund të thonë një fjalë thyese dhe mund të kërkojnë ndjesë dhe jeta vazhdon por ti përsërisësh pa fund vetëm se i ke kundërshtar politik kjo është e padurueshme. Nuk mund të durohet më.
Do i kërkoj me shkrim kryetares së Kuvendit, që këto fjalë të ballafaqohen dhe ai që i nxjerr të shkojë te komisioni i rregullores dhe të japë shpjegime, që të mos përjashtohet.
Këto fjalë nuk duhet të kenë më vend këtu. Këto janë akuza penale. Cfarë mendojnë të rinjtë dhe nënat nga shtëpitë kur i dëgjojnë këto” tha ai.