Grupe të qytetarëve serbë protestuan në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë vend, i cili në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.
Predrag Pantiq, i biri i ish-Policit të Kosovës, Dejan Pantiq, që është arrestuar për sulm terrorist dhe sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës, ka falënderuar gjithë të pranishmit në tubimin.
Pantiq, ish-pjesëtar i MUP-it serb, akuzohet për sulm ndaj zyrave të komisionit komunal zgjedhor në veri, ku ishin sulmuar me shok-bomba edhe zyrtarët policorë dhe ata të KQZ-së.
“Këto barrikada nuk janë ngritur vetëm për shkak të babait tim. Babai im është pika e fundit në detin e lëvizjeve të njëanshme, arrestimeve dhe keqtrajtimeve të popullit serb. Ai ka jetuar gjithë jetën këtu, nuk ka asnjë të metë në karrierën e tij, asnjë njollë. Ai është fajtor vetëm sepse është serb”, tha Pantiq.
Nis protesta e serbëve në Kosovë, përfaqësuesit e Listës Serbe në mes