Dy ditë debate, akuza, dy deputetë të përjashtuar dhe në mesnatë votimi. Me votat e veta, pasi opozita u largua, PS kaloi projektligjet.
Projektligji për dekoradat, policinë bashkiake, marrëveshjen për rrugën Qafë Plloçë, vreshtarinë, sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, akti normativ për buxhetin, shpërndarjen e fondeve, etj u miratuan.
Votimi për emrit e Avokatit të Popullit dhe anëtarit të ri të gjykatës Kushtetuese u bënë në mënyrë të fshehtë me kuti, manovër e PS për të peshkuar vota nga opozita për të arritur numrin magjik 84 për Ardian Dvoranin.
Kjo lëvizje solli reagim të fortë nga opozita që kulmoi me përjashtimin e Gazmend Bardhit.