“Përgjegjësia është personale”. Kështu deklaroi sot Edi Rama në Kuvend për akuzat e shumta që opozita ka lëshuar kundër tij dhe qeverisë së tij.
Ai tha se nuk mund të pretendohet që të mos rrëshqitet në “dërrasë të kalbur”, por theksoi se ai që e bën do të mbajë përgjegjësi vetë dhe jo gjithë partia.
“Çfarë të mendoj unë? Që ne, jemi të denjë të qëndrojmë në këtë detyrë vetëm nëse askush asnjëherë herë nuk shkel në “dërrasë të kalbur”. Po ku ndodh kjo? Edhe në demokracitë më të zhvilluara. Përgjegjësia është individuale.
Një parti, një shumicë, apo pakicë, nuk vlerësohet…do u them të gjithëve unë ju meqë u doli “non grata”, do u them jeni të gjithë të korruptuar?! Nuk ua them dot. Dyshimet nuk janë prova” tha ai.
Në muajt e fundit në duart e SPAK-ut janë shumë dosje të bujshme mes tyre e inceneratorëve për të cilën opozita dhe fakte në media kanë nxjerrë emra që kanë mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë Rama por që tani nuk janë larguar.
Megjithatë ka apo jo goditje, Edi Rama e dha përgjigjen, “përgjegjësia është personale”.