-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperatura deri në -1 gradë në zonat malore, parashikimi i motit për sot!

Kryesoret

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në ultësirën perëndimore dhe në një pjesë të mirë të zonave malore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të pakta vranësirash në për të gjithë territori, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes,  duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik mbi detin Adriatik do të diktoj kushtet e motit në të gjithë territorin e Kosovës, KU do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites, ndërsa pasditet do të sjellin kalime të pakta vranësirash.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV gjatë paradites do të jetë në dominimin e kthjellimeve në të gjithë territorin, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat Perëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditë sjellë vranësira të lehta në të gjithë MV, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Veriore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit