-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tifozët argjentinas i këndojnë një qeni, ngjasonte me Hulkun e Messit

Kryesoret

Festimet në Argjentinë për triumfin në Botëror janë të pafundme por siç ndodh në raste të tilla ka edhe video virale të cilat kanë në vëmendje një person.

Tashmë janë parë video të ndryshme ku qendër e vëmendjes ka qene super ylli argjentinas, Lionel Messi.

Kësaj here është bërë viral videoja e tifozëve argjentinas ku brohorasin për qenin e Messit.

Qeni i kapitenit të kombëtares së Argjentinës, ishte anëtari i parë i familjes që mbërriti dje në Rosario ku u brohorit si kampion bote.

Skena u zhvillua në rrugët e Mar del Plata me një qen të së njëjtës racë me qenin e Messit.

Tifozët e entuziazmuar të Argjentinës kishin dalë në rrugë për të festuar fitimin e titullit.

Ata panë një qen si ai i Messit i quajtur Hulk.

Tifozët nuk e humbën rastin dhe menjëherë filluan të këndojnë “Është qeni i Messit, është qeni i Messit” me bishën katërkëmbëshe i cili mori disa përkëdhelje.

Pronari i qenit e shijoi momentin dhe qeshi gjatë gjithë kohës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit