-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

26 orë diskutime e përplasje në Kuvend/ Marjana Semini zgjidhet anëtare e Kushtetueses. PS rrëzon dy emrat e PD për Avokat të Popullit!

Kryesoret

Marjana Semini do të jetë anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese. Pas një seance maratonë që zgjati më shumë se 25 orë, deputetët e maxhorancës votuan në shumicë kandidaten Semini. Në përfundim të votimit rezultoi se ish-drejtuesja e Shkollës së Magjistraturës mori 58 vota nga deputetët e shumicës, Ardian Dvorani 14 vota, ndërsa Arta Vorpsi 2 vota.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka argumentoi se sipas Kushtetutës, në momentin kur asnjë nga kandidatët nuk ka 84 votat e mjaftueshme, kandidatja e renditur e para në KED, Marjana Semini merr mandarin në Kushtetuese.

Sa i përket votimit për Avokatin e Popullit, ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Rama, maxhoranca nuk pranoi asnjë prej dy kandidatëve Ledio Braho dhe Altin Goxhaj, duke bërë që gara për drejtuesin e këtij institucioni të hapet sërish.

Opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar e bojkoi procesin e votimit, ndërkohë që deri në fund qëndruan tre deputetët e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.

VOTIMI

“Për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”  

Ardian Dvorani 14

Marjana Semini 58

Arta Vorpsi 2

3 vota të pavlefshme

“Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”  

Ledio Braho 3 pro

Altin Goxhaj 70 kundër

“Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të shtetit” 

71 pro Gentiana Sulën

5 kundër

1 abstenim

1 bosh

1 fletë votimi në kutinë e gabuar

“Për emërimin e një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike”

72 pro Eriola Sadushi

4 kundër

3 abstenim

1 gabim

  • Projektligj “Për vreshtarinë dhe verën” 76 vota pro, 3 kundër 0 abstenim
  • Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”
  • Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të Rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafa e Plloçës, “Hua shtesë””
  • Projektligj “Për Policinë Bashkiake” 76 pro, 3 kundër, 0 abstenim 
  • Akt normativ nr.17 datë 1.12.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar  75 pro, 3 kundër, 0 abstenim
  • Projektligj “Për aderimin në iniciativën e përbashkët për Rregulloren e Brendshme për Shërbimet të Organizatës Botërore të Tregtisë”  79 pro, 0 kundër, 0 abstenim
  • Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”” 76 pro, 3 kundër, 0 abstenim
  • Projektligj “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” 75 pro, 3 kundër, 1 abstenim 
  • Projektligji “Për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”   76 pro, 3 kundër, 0 abstenim
  • Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar; 79 pro, 0 kundër, 0 abstenim
  • Akt normativ nr.18, datë 9.12.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9880, datë 25.2.2008,”Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar 78 pro, 0 abstenim, 0 kundër 
  • Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes sektoriale, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, që përcakton dispozitat e menaxhimit dhe zbatimit të asistencës financiare të Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të programit për zhvillimin rural të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit (IPARD III)   80 pro, 0 kundër, 0 abstenim
  • Projektligj “Për krijimin e kontributit të solidaritetit gjatë kohëzgjatjes së periudhës së krizës energjitike” 76 pro, 3 kundër, 0 abstenim
  • Projektvendim “Për disa ndryshime në strukturën organizative të Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”  79 pro, 0 kundër, 0 abstenim
  • Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”, i ndryshuar 79 pro, 0 kundër, 0 abstenim

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit