-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren!

Kryesoret

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren, të akuzuarin si drejtues të bandës famëkeqe të Lushnjës.

Çështja ndaj Bares, i njohur dhe si Alfred Shkurti, u rigjykua në Gjykatën e Lartë në zbatim të një vendimi të Kushtetueses të vitit 2017. Përballja e Bares me drejtësinë ka kaluar nëpër të gjitha shkallët e gjykimit.

Organizata kriminale e njohur si “Banda e Lushnjës”, sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, i shënoi fillesat e saj në korrik 1977. Krijimi i saj u pasua me ngjarje të rënda kriminale, përfshi vrasjet me paramendim. Sipas Prokurorisë, veprimtaria kriminale e kësaj organizate u shtri në vitet 1998-2005.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit