-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kompania kineze: Përdorëm të dhënat e TikTok-ut për të gjurmuar gazetarët

Kryesoret

Punonjësit e kompanisë kineze të teknologjisë, ByteDance siguruan qasje në të dhënat nga platforma e mediave sociale, TikTok, për t’i gjurmuar gazetarët në një përpjekje për të identifikuar burimin e rrjedhjeve të informacioneve në media, pranoi kompania të premten.

TikTok-u ka bërë përpjekje të mëdha për t’i bindur klientët dhe qeveritë e tregjeve kryesore si Shtetet e Bashkuara se privatësia e të dhënave të përdoruesve mbrohet dhe se nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

Por, kompania amë, ByteDance, i tha AFP-së të premten se disa punonjës patën qasje në të dhënat e dy gazetarëve si pjesë e një hetimi të brendshëm për rrjedhjet e informacionit të kompanisë në media.

Ata kishin shpresuar të identifikonin lidhjet midis stafit dhe një gazetari të Financial Times dhe një ish-gazetari të BuzzFeed, u tha në një email nga këshilltari i përgjithshëm i ByteDance, Erik Andersen, i parë nga AFP-ja.

Të dy gazetarët raportuan më parë për përmbajtjen e materialeve që kanë rrjedhë nga kompania.

Secili prej punonjësve që u zbulua se ishte përfshirë, u pushua nga puna nga ByteDance, tha Andersen, megjithëse ai nuk bëri të ditur se sa ishte numri i tyre.

Në një deklaratë për AFP-në, ByteDance, tha se e dënon “iniciativën e gabuar që shkeli rëndë Kodin e sjelljes të kompanisë”.

Punonjësit kishin marrë adresat IP të gazetarëve në një përpjekje për të përcaktuar nëse ata ishin në të njëjtin vend me kolegët e ByteDance të dyshuar për zbulimin e informacionit konfidencial.

Megjithatë, plani dështoi pjesërisht sepse adresat IP zbuluan vetëm të dhëna të përafërta të vendndodhjes./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit