Portieri Emiliano Martinez është një nga futbollistët më të dashur në Argjentinë por një gjë e tillë nuk mund të thuhet për në Francë pasi është ndër më të urryerit.
30-vjeçari u tall me Kylian Mbappen në dy raste, fillimisht në dhomat e zhveshjes gjatë festës duke kërkuar një minutë heshtje për sulmuesin francez.
Ndërkohë tallja e dytë për Mbappen ishte në Buenos Aires kur gjatë paradës, Martinez kishte një kukull në krahët e tij dhe i kishte vendosur një maskë me fytyrën e Mbappes.
Por pas sulmuesit të PSG-së, Martinez ka vendosur të tallet edhe me mesfushorin e Real Madrid, Aurelien Tchouameni që e humbi penalltinë e tretë në finale.
“E di që gjuajtjet e penalltive janë një nga pikat e mia të forta, kundërshtarët më respektojnë për këtë dhe më kanë thënë kështu”, tha Martinez.
Gjatë festës në qytetin e tij të lindjes, Martinez tha se e dinte që Tchouameni do ta humbiste penalltinë pasi luajti me fjalë me të.
“Kur prita penalltinë e parë në finalen e Kupës së Botës të Kingsley Coman, e di që futbollisti tjetër do të ishte shumë nervoz”.
“Unë u përpoqa ta luaja mendërisht duke e hedhur topin tutje, duke folur me të dhe ai humbi golin, dhe q*** të gjitha”, deklaroi Martinez duke qeshur.