-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një miliard euro deri në vitin 2030 për Ronaldon, portugezi qëndron në Arabi!

Kryesoret

Tashmë duket se kemi mbërritur në përfundim të telenovelës për të ardhmen e Kristiano Ronaldos. Sipas gazetës spanjolle “As”, tani nuk ka mbetur më asnjë dyshim: CR7-ta do të luajë për skuadrën saudite të Al Nasr.

Burime pranë klubit arab bënë me dije se është mbyllur gjithçka dhe marrëveshja është finalizuar pas një takimi mes enturazhit të sulmuesit 37- vjeçar dhe drejtuesve të Al Nasr ditën e martë.

Ende nuk ka një konfirmim për shifrat financiare të rrogës së pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, por në fund të kontratës së tij ai duhet të ketë arkëtuar 1 miliard euro. Për CR7-ën është bërë gati edhe fanella me numrin 7.

Në ditët e ardhshme është parashikuar edhe ndonjë largim i bujshëm nga skuadra për t’i hapur vend rrogës së ish-yllit të Mançester Junajtidit, me uzbekun Masharipov dhe argjentinasin Martinez, kandidatët kryesorë për t’u larguar.

Gazeta tjetër madrilene “Marca”, shkon më tej duke shkruar se marrëveshja mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme, me Kristianon që është gati për të fluturuar në Rijad për të hedhur firmën në kontratë.

Në lidhje me akordin janë zbuluar detaje të tjera: Ai do të firmosë një marrëveshje që do ta mbajë lidhur në Arabinë Saudite deri në vitin 2030.

Është parashikuar që për 2.5 vite ai të luajë si futbollist, ndërsa 5-vjeçarin tjetër do të mbajë rolin e ambasadorit për kandidaturën e Arabisë Saudite bashkë me Greqinë dhe Egjiptin për të organizuar Botërorin e 2030-s.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit