Ditën e nesërme Shqipëria do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kryesisht në relievet malore në lindje.
Ndërsa ditën e djelë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit.
Temperaturat në orët e mëngjesit do të mbeten të freskëta ndërsa në ato të mesditës relativisht të larta për periudhën që ndodhemi për shkak të masave ajrore me origjinë jugore.