-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA ngre alarmin: Grupi ‘Wagner’ ka pranuar armë nga Koreja e Veriut!

Kryesoret

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se grupi “Wagner”, një kompani private ushtarake ruse, ka marrë një dërgesë armësh nga Koreja e Veriut për të ndihmuar forcat e saj që luftojnë krah për krah me trupat ruse në Ukrainë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se zyrtarët e inteligjencës amerikane përcaktuan se Koreja e Veriut përfundoi një dërgesë fillestare të armëve që përfshinte raketa, muajin e kaluar.

Të premten, Koreja e Veriut mohoi kategorikisht se kishte dërguar municione në Rusi, duke e quajtur akuzën e SHBA-së për dërgesën e armëve në Rusi “teori e pabazë” e përgatitur nga “disa forca të pandershme”.

Shtëpia e Bardhë ka alarmuar për përfshirjen në rritje të Wagner-it në luftë, pasi ata kanë qenë veçanërisht aktivë në rajonin lindor të Donbasit. Kirby tha se në disa raste zyrtarët ushtarakë rusë madje kanë qenë “në varësi të komandës së Wagner”.

Zyrtarët e administratës Biden thanë se me shitjet e armëve për grupin ushtarak privat, Koreja e Veriut po shkel sanksionet e OKB-së që ndalojnë Phenianin të importojë ose eksportojë armë.

Kirby tha se SHBA-ja tani vlerëson se Wagner ka rreth 50.000 persona që luftojnë në Ukrainë, duke përfshirë 10.000 kontraktorë dhe 40.000 të dënuar që kompania ka rekrutuar nga burgjet.

Mercenarët e Grupit Wagner janë akuzuar gjithashtu nga vendet perëndimore dhe ekspertët e OKB-së për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut në të gjithë Afrikën, duke përfshirë Republikën e Afrikës Qendrore, Libi dhe Mali.

Wagner është përballur me sanksionet e SHBA-së që nga viti 2017. Departamenti i Tregtisë zbuloi të mërkurën kufizime të reja të eksportit që shënjestrojnë Wagner-in në një përpjekje për të kufizuar më tej qasjen e tij në teknologji dhe furnizime./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit