-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania e Madhe dëbon 42 shqiptarë, mes tyre 32 të dënuar për trafik droge!

Kryesoret

Më shumë se 40 emigrantë shqiptarë që u përpoqën të hynin në Britani me varkë, janë dëbuar nga autoritetet britanike. Në Aeroportin Nënë Tereza u ul avioni me 42 emigrantë shqiptarë të cilët kishin mbërritur ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Sipas Daily Mail, mes të depërtuarve ishin edhe 32 persona të dënuar me një total prej 89 vitesh burg për vepra kriminale të trafikimit të drogës dhe transportit të paligjshëm të emigrantëve.

Ndërsa 10 të tjerët, ishin 6 azilkërkues të cilëve nuk u ishte pranuar kërkesa dhe 4 të tjerë kishin mbërritur më herët me gomone në Britani të Madhe.

Ata u shoqëruan nga oficerët britanikë të Emigracionit dhe në ulje u pritën nga policia shqiptare. Ky është fluturimi i katërt në pak më shumë se një muaj që depërton shqiptarë drejt Shqipërisë.

Në 13 dhjetor, Sunak njoftoi arritjen e një marrëveshje me qeverinë shqiptare për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë të cilët përbëjnë rreth 1/3 të të gjithë aplikimeve për azil në Britaninë e Madhe.

Sunak tha se Shqipëria konsiderohej si një vend i begatë dhe i sigurt dhe se Sunak shprehet se shqiptarët mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne vetëm nëse ka prova, jo vetëm një dyshim për këtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit