Një 49-vjeçar shqiptar i kthyer ilegalisht në Itali është arrestuar nga agjentët e Policisë së Gallarate.
Sipas mediave italiane, ai ishte dëbuar nga territori italian dhe nga zona Shengen që prej prillit të vitit të kaluar duke i ndaluar hyrjen deri në vitin 2032.
Arrestimi i tij u bë pranë një zone parkimi në Somma Lombardo. Në momentin e kontrollit, shqiptari nuk paraqiti ndonjë dokument identifikimi.
Pas verifikimit të të dhënave të tij, oficerët italianë e arrestuan për shkelje të ndalimit të rihyrjes në Itali.