-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video/ Ushtarët rus futen nëpër jetimore për të rrëmbyer fëmijët ukrainas

Kryesoret

Një video rrëqethëse është publikuar ku duken ushtarët e forcave ruse të cilët bastisin një jetimore ukrainase në kërkim të fëmijëve për t’i rrëmbyer.

Pamjet u morën si pjesë e një hetimi mbi pretendimet se ushtarët rusë dhe anëtarët e Forcave Federale të Sigurisë (FSB) morën fëmijët nga 2 jetimore jashtë qytetit të Khersonit, pavarësisht përpjekjeve të banorëve vendas për të mbrojtur jetimët.

Drejtor i një jetimoreje në fshatin Stepanivka jashtë Khersonit, Volodymyr Sahaidak tha se kur forcat ruse pushtuan rajonin ai dhe stafi i tij vazhduan të fshehin fëmijët në mënyrë që ata të mos rrëmbehen.

Në kohën kur trupat ruse dhe agjentët e FSB-së arritën në objekt siç tregohet në pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë 52 jetimët ishin dërguar fshehurazi te disa familje, të cilat i morën 3-4 fëmijë, pavarësisht rrezikut për t’u arrestuar ose vrarë.

Video nga jetimorja tregon burra të armatosur të lodhur duke ecur nëpër ndërtesë.

Ushtria sekuestroi të gjitha dosjet e fëmijëve dhe morën kompjuterët për të mësuar se ku kishin shkuar.

Edhe pse rusët nuk i gjetën kurrë fëmijët, ata sollën në jetimore 15 fëmijë të tjerë të marrë nga vende të tjera të Ukrainës.

Sahaidak tha se kur forcat e Moskës u tërhoqën nga Kherson, ata morën me vete fëmijët nga jetimorja.

Prokurorët ukrainas thanë se forcat armike rrëmbyen 48 jetimë dhe rastet aktualisht janë duke u hetuar.

Sipas zyrtarëve ukrainas, ushtarët rusë kanë rrëmbyer të paktën 13 mijë fëmijë ukrainas që nga fillimi i luftës në muajin shkurt.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për deportimin e rreth 1.6 milion njerëzve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit