Një shtetas 72-vjeçar ka ndërruar jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti në aksin nacional Berat-Lushnje.
Sipas informacione të para viktima është Idajet Çobo.
I ndjeri është gjetur i shtrirë në rrugë nga drejtuesit e makinave të tjera që kanë qarkulluar më pas,të cilët kanë njoftuar policinë.
72-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat por ka gjetur vdekjen gjatë rrugës.
Gjithashtu bëhet me dije se mjeti është larguar nga vendngjarja.