-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirohet nga burgu vëllai i Paul Pogba, i ndalohet të kontaktojë me familjarët

Kryesoret

Vëllai i futbollisti francez, Paul Pogbas, Mathias është liruar nga burgu pasi u arrestua dhe u akuzua për një komplot të dyshuar për zhvatje kundër ish-yllit të Manchester United.

Futbollisti 32-vjeçar ishte në paraburgim që nga arrestimi i tij në shtator.

Gazeta franceze, Le Parisien zbuloi se Mathias ishte liruar përpara se avokati i tij të konfirmonte për kanalin televiziv francez BFMTV se klienti i tij ishte liruar vërtet.

Pretendohet se kushtet e lirimit të tij nënkuptojnë se ai është i ndaluar të kontaktojë me Paul dhe nënën e tij.

Ai gjithashtu nuk lejohet të largohet nga Franca ose të përdorë asnjë formë të mediave sociale.

Mathias, i cili ka luajtur për Crawley Town, Wrexham dhe Crewe, iu refuzua kërkesa fillestare për t’u liruar në shtator.

Ai është një nga 5 personat nën hetim. Mesfushori i Juventusit, Paul pretendoi në gusht se ai ishte viktimë e një komploti shantazhi prej 10 milionë eurosh.

Mathias ka këmbëngulur se ai është i pafajshëm. Ai tani është liruar pasi u mbajt në periferi të Parisit.

Pretendohet se ai do të jetojë i vetëm në një pronë familjare në Paris.

Paul bëri pretendime për zhvatje pasi Mathias ngarkoi video në mediat sociale në gusht, në të cilat ai bëri një sërë akuzash kundër vëllait të tij.

Ato përfshinin akuzimin e Paul për përdorimin e një magjistari për të bërë magji ndaj bashkëlojtarit të tij në Francë, Kylian Mbappes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit