Autoritetet franceze po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar arsyen se pse 69-vjeçari hapi zjarr pranë një qendre kulturore kurde në Paris ku për pasojë mbetën të vrarë 3 persona dhe 3 të plagosur.
Presidenti francez, Emmanuel Macron e denoncoi rastin si një “sulm të urryer” që “shënjestroi kurdët e Francës.
Me kërkesën e presidentit shefi i policisë së Parisit do të presë sot liderët e komunitetit kurd.
Këta të fundit kanë paralajmëruar edhe një demonstratë për mesditë në Paris.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Angiem në kulmin e një qendre kulturore kurde në një zonë tregtare që është qendra e jetës së komunitetit kurd në kryeqytetin francez.
Autori i të shtënave, i cili edhe në të kaluarën kishte ushtruar dhunë me armë u arrestua pak kohë më vonë dhe ndodhet në paraburgim.
Autoritetet kanë nisur një hetim për vrasje, tentativë për vrasje, dhunë të armatosur dhe shkelje të ligjeve të armëve.
Autori, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë në fytyrë gjatë arrestimit është i njohur për gjykatën.
Sipas elementeve të para të hetimit, një nga skenarët që po hetohet është një motiv racist, por duhet vërtetuar kryesisht nga deklaratat e të dyshuarit gjatë ndalimit të tij.
Sipas prokurorit, në këtë fazë të hetimeve është përjashtuar skenari i një sulmi terrorist.
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe babai i autorit.
Sipas tij autori nuk tha asgjë gjatë largimit nga shtëpia.
Ai gjithashtu shtoi se djali i tij është i çmendur.
Por nga ana tjetër ai e përshkroi atë si “të rezervuar” dhe “të tërhequr”.
Clashes broke out in central Paris after a gunman killed at least three people and wounded others at a Kurdish community center, a cafe and a hair salon in what officials said was a racist attack. https://t.co/jawyyOwXfu pic.twitter.com/e6DhLaUrGU
— The New York Times (@nytimes) December 23, 2022