Një avion privat Cessna 150 u rrëzua në një plazh në Kaliforni, duke vrarë ish-kryebashkiakun e Santa Monica, Rex Minter.
Sipas informacioneve të pakonfirmuara ka vdekur edhe piloti i avionit, por që mbetet një detaj akoma i pa bërë publik.
Aksidenti ndodhi të enjten pasdite në plazhin Santa Monica, ku në atë moment ndodheshin disa vizitorë.
Momenti i përplasjes është kapur në një video amatore të shpërndarë nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Në video duket avioni i cili është fluturuar ulët dhe përplaset në plazh.
Një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit (FAA) tha se piloti raportoi dëmtimin e motorit menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Santa Monica.
Video of that plane crash in Santa Monica pic.twitter.com/PSUn15b304
— Downtown LA Scanner (@DowntownLAScan) December 23, 2022