-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

16 ditë barrikadat në veri, autoritet e Kosovës: Po s’ndërhyri KFOR do i heqim vetë

Kryesoret

Janë bërë 16 ditë që kur grupe të serbëve, vendosen barrikada në disa rrugë në veri të Kosovës, duke kundërshtuar kështu arrestimin e ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

E për situatën atje faktori ndërkombëtar ka kërkuar që kjo të zgjidhet përmes dialogut.

KFOR-i të premten kërkoi zgjidhje përmes dialogut dhe që të shmangen shfaqjet provokuese të forcës.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve palët për të ndihmuar në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, dhe për të parandaluar që narrativat mashtruese të ndikojnë në procesin e dialogut”, u tha në njoftimin e KFOR-it.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se pas Krishtlindjeve do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do veprohet me barrikadat në veri të Kosovës.

Në një konferencë për media të shtunën, Kurti tha se Qeveria është në pritje që KFOR-i të veprojë, por “kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht”, sepse këto nuk janë barrikada civile, por “barrikada të njerëzve të uniformuar dhe të armatosur”.

Më 22 dhjetor, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se nëse KFOR-i nuk vepron, Kosova do t’i heq barrikadat./Telegraf

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit