Nuk kanë kaluar as 24 orë dhe brenda në shtëpisë së BBV ka pasur përplasje.
Luiz Ejlli dhe Mikela Pupa kanë qenë protagonistët e debatit. Këngëtari po tregonte se çdo banor duhet të mësohet me disa rregulla, teksa është ndërprerë nga ish-konkurrentja e Përputhen e cila e ka pyetur nëse i duket vetja si zot i shtëpisë.
Luizi: Funksionon. Me pak dhunë gjithçka funksionon.
Mikela: Këtë dhunën është hera e dytë që e përmend, ndërsa herën e tretë do të përgjigjem shumë keq. Kështu që të sugjeroj të mos e përmendësh.
Armaldo: Fjala dhunë këtu nuk duhet diskutuar.
Luizi: Është dhunë diplomatike.
Mikela: Nuk ka asnjë kontekst të mirë të fjalës dhunë.