Një qendër e presionit të lartë atmosferik është vendosur në Gadishullin e Ballkanit duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike.
Java e fundit e dhjetorit ka nisur me mot të mirë e temperatura të larta, pra viti 2022 po përcillet me djell.
Pjesa e dytë e javës do të sjellë vranësira të lehta dhe kalimtare, fillimisht në zonat malore dhe gradualisht në një pjesë të mirë të territorit.
E tillë do të vijojë edhe nata e ndërrimit të viteve edhe pse pasdite do të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare, por nuk priten reshje në territor.
Ndërsa janari sipas meteorologëve do të jetë fillimi më i ngrohtë i një viti të ri që është regjistruar ndonjëherë në histori.