-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abetarja e unifikuar mes Kosovës dhe Shqipërisë ka sjell rezultate, kërkohet unifikim i teksteve tjera

Kryesoret

Abetarja e unifikuar mes Kosovës dhe Shqipërisë e cila ka hyrë në përdorim këtë vit shkollor, po vlerësohet si shumë e përshtatshme për kurrikulen me të cilën punohet.

Drejtues të institucioneve të arsimit po vlerësojnë se kjo duhet të jetë shembull edhe për tekstet e tjera shkollore.

Rezultate pozitive pas dy muajve që ka hyrë në përdorim po sjell abetarja e unifikuar. Kështu vlerësojnë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit.

Abetarja e unifikuar sipas të dhënave nga terreni po jep rezultate pozitive e thotë edhe ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci.

Ajo tha se edhe forma e saj digjitale po e lehtëson në masë të madhe punën e mësimdhënësve dhe  prindërve.

“Deri më tani kemi pasur kryesisht reflektime pozitive. Abetarja është edhe në formë digjitale që lejon mundësinë për mësimdhënësit dhe prindërit t’i shfrytëzojnë edhe kopjet digjitale qoftë për të lehtësuar procesin mësimor për ore të caktuara, por qoftë edhe për ushtrime”, tha ministrja.

Njohës të arsimi vlerësojnë se kjo praktikë duhet të vazhdojë edhe për tekstet e tjera.

Rinor Qehaja nga Instituti “Edguard” tha që kjo duhet të jetë shembull edhe për tekstet e tjera shkollore, pasi kemi një gjuhë standarde të përbashkët dhe një kurrikulë përafërsisht të ngjashme.

Me 26 nëntor të vitit 2021 Shqipëria dhe Kosova kanë marrë vendim për bashkëpunim në fushën e arsimit ku është nënshkruar marrëveshja për një abetare të re ndërmjet dy vendeve./ Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit