Policia e Vlorës ka arrestuar një 30-vjeçar pasi ditën e djeshme ka arrestuar një 64-vjeçare në rrugën “Ali Demi”. Sipas njoftimit të policisë i riu me iniciale A. M u arrestua në flagrancë.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Qarkullimin Rrugor në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mototmjetin, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë, ka aksidentuar shtetasen V. L., 64 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.