-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori francez takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme turke pas sulmit në Paris

Kryesoret

Ambasadori francez, Herv Magro është thirrur sot në Ministrinë e Jashtme të Turqisë në Ankara.
Sipas burimeve diplomatike, ambasadori i Francës është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme me rastin e sulmit terrorist në Paris.
Në këtë takim është shprehur ndaj tij pakënaqësia e palës turke për propagandën e mbështetësve të PKK-së kundër Turqisë.

Sipas njoftimeve, pala turke i bëri të qartë ambasadorit francez se pret që “të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme që nuk do të lejojnë organizatën terroriste të çojë përpara axhenden e saj tinëzare”.

Të njëjtat burime thanë se zyrtarë të ministrisë turke i bënë të qartë ambasadorit francez se do të ishte e dobishme për qeverinë franceze dhe qytetarët francezë që të analizonin siç duhet aktet e dhunës të kryera në rrugët e Parisit.

Në të njëjtën kohë u bë e ditur se reagimi për këtë çështje u është shprehur edhe më parë autoriteteve franceze përmes ambasadës turke në Paris.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit