-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çështje “kyçe”, Avokati i Popullit do të hapë parlamentin në janar

Kryesoret

Parlamenti do ta fillojë sesionin e ri në janar me vendosjen e kandidatit Avokatin e Popullit. Në seancën e fundit, emri i Ledio Brahos u hodh poshtë, pasi ai u konsiderua i politizuar.

Deputetët e opozitës tërhoqën firmat për kandidatët e tjerë duke i siguruar mbështetjen vetëm një emri, Ledio Braho.

Por, deklarata e prerë e kryeministrit Edi Rama në seancën e 22 dhjetorit se nuk do të votojnë për një avokat partie, ndryshoi tërësisht rrethanat për një proces, i cili u mendua se ishte drejt finalizimit.

Ndonëse më herët Taulant Balla e kishte cilësuar si një kandidaturë të pranueshme.

Qëndrimi i prerë kryeministrit erdhi pas akuzave të deputetit demokrat Gazmend Bardhi se kjo ishte një skemë e mazhorancës për të shkëmbyer votat e opozitës pro Ardian Dvoranit si anëtar të gjykatës kushtetuese.

Në janar do të hapen sërish aplikimet për emra që do të jenë në krye të këtij institucioni të rëndësishëm për qytetarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit