-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha takim me deputetin italian: Folëm për mbrojtjen e demokracisë në Ballkan!

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka njoftuar për takimin që ka mbajtur në zyrën e tij me nënkryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSCE PA) si dhe deputet i Republikës së Italisë, Eugenio Zoffili, këtë të premte, duke u shprehur për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet forcave politike të qendrës së djathtë dhe mbrojtjen e demokracisë në Ballkanin Perëndimor.

Postmi i Berishës

Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Eugenio Zoffili, Nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSCE PA) dhe deputet i Republikës së Italisë.
Diskutuam mbi zhvillimet politike në rajon, forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe rolin e OSBE-së në mbrojtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe proceseve të lira zgjedhore.
U theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet forcave politike të qendrës së djathtë në Europë, si dhe nevoja për institucione të forta dhe të pavarura në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor
Në takim morën pjesë z. Fatmir Mediu, deputet dhe Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë dhe z. Sention Zotaj, nënkryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit