-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhjetëra avionë luftarakë të Kinës fluturojnë mbi Tajvan

Kryesoret

Shtatëdhjetë e një avionë të forcave ajrore të Kinës, përfshirë avionë luftarakë dhe dronë, hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit gjatë 24 orëve të fundit, tha qeveria e Tajvanit të hënën, duke raportuar kështu inkursionin më të madh deri më tani.

Nga avionët, 43 kaluan edhe ngushticën e Tajvanit, që shtrihet brenda zonës së mbrojtjes ajrore, thuhet në raportin e Ministrisë së Mbrojtjes të Tajvanit, ndërsa Pekini zyrtar vazhdon aktivitetet ushtarake pranë ishullit të pretenduar nga Kina.

Agjencia zyrtare e Lajmeve Qendrore e Tajvanit tha se ky është inkursioni më i madh i forcave ajrore të Kinës deri më tani, edhe pse shtoi se kjo gjë nuk e ka alarmuar ishullin, ku Kina e ka shtuar presionin gjatë viteve të fundit.

Kina, që pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj, ka thënë se ka zhvilluar “stërvitje sulmi” në det dhe në hapësirën ajrore përreth Tajvanit të dielën, në përgjigje të asaj që tha se ishte provokim nga ishulli i qeverisur në mënyrë demokratike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tajvani, i cili kundërshton me forcë pretendimet e Kinës për sovranitet, tha se këto stërvitje tregojnë se Pekini po shkatërron paqen rajonale dhe po përpiqet të frikësojë popullin e Tajvanit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit