Shakira i çoi fëmijët e saj në Dubai për të festuar Krishtlindjet e para pa ish-partnerin e saj Gerard Pique.
Krijuesja e hiteve Waka Waka ka ndarë në Instagram një pamje të pushimeve të saj me djemtë e saj, Sasha dhe Milan.
Në foto, Shakira mund të shihet me një shall mbi kokë, ndërsa një zog i madh i ishte ulur në dorë.
Gjithashtu djemtë e saj ishin të veshur me veshje tradicionale arabe me shemagh të bardhë në kokë.
“Në shkretëtirë këtë Krishtlindje, në kërkim të qetësisë”, ka shkruar këngëtarja kolumbiane në postim.
Këto janë Krishtlindjet e para që Shakira feston pa Pique, me të cilin u nda në qershor të këtij viti pa bërë të ditur arsyen e ndarjes së tyre tronditëse.