Më shumë se 60 persona u plagosën në një shpërthim pas një rrjedhje gazi në një fabrikë në Iranin veriperëndimor.
Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA raportoi se nga shpërthimi në fabrikën e bojës në zonën industriale Shahid Salimi në provincën e Azerbajxhanit Lindor plagosi të paktën 65 persona.
Nga këta të plagosur, 22 iu dha ndihma e parë në vendngjarje ndërsa të tjerët u transferuan në qendrat mjekësore të zonës dhe në spitalet e specializuara të Tabrizit.
Shahid Salami në qytetin e Azarshahr është zona më e madhe industriale e Iranit veriperëndimor.
Çdo ditë në 790 njësitë prodhuese të vendosura aty punësohen gati 28 mijë punëtorë.