Një person i 7 është gjetur i vdekur në veriperëndim të Spanjës pasi një autobus pasagjerësh ra nga një urë dhe u përmbys në lumin Lerez.
Sipas autoriteteve lokale të Galicisë numri i të vdekurve u rrit në shtatë.
Numri i përgjithshëm i pasagjerëve ishte i paqartë gjatë fundjavës për shkak të deklaratës së paqartë të shoferit 63-vjeçar, i cili i mbijetoi përplasjes së autobusit me lëndime të lehta.
Ai u nxor nga lumi nga zjarrfikësit së bashku me një pasagjere cila akoma është nën kujdesin e mjekëve.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez përmes një postimi në Twitter tha se ishte “i tronditur nga aksidenti tragjik”, duke i shprehur ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe duke i uruar të plagosurve shërim të shpejtë.
WATCH: #BNNSpain Reports.
Six people died and two were injured after a bus fell off a bridge into an overflowing river in north-western Spain, according to emergency services on Sunday. #Spain #Accident pic.twitter.com/jXHekk4Xfr
— Gurbaksh Singh Chahal (@gchahal) December 26, 2022