Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa dëme një njerëz ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, në rrugën Transballkanike të qytetit, ku një automjet tip ‘Benz’ ka përfunduar në korsinë e kundërt pasi ka humbur kontrollin.
Sipas informacioneve të para rezulton se, fatmirësisht nuk ka probleme për drejtuesin e automjetit, por vetëm dëme të vogla materiale. Pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes ka shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor që kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë e drejtuesit të mjetit, i cili për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga korsia tjetër, duke rrezikuar edhe jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.