Ndërsa qendra e qytetit të Shkodrës shkëlqen nga atmosfera e festave të fundvitit, në lagjet periferike, ku banojnë pjesa më e madhe e familjeve të varfra, nuk ka zbukurime dhe as drita shumëngjyrëshe.
Në dyert e tyre trokasin vetëm disa të rinj, vullnetarë të shoqatave, që u ofrojnë ngrohtësi dhe pako me ushqime për natën e Vitit të Ri familjeve të varfra, prindërve të brakstisur apo gjyshërve të vetmuar.
Sipas INSTAT, 21.8% e shqiptarëve jetojnë në kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, ndërsa sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar rreth 32.6% e popullsisë, apo një e treta e saj, konsiderohen të varfër, që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.
Sipas tij nga viti në vit po rritet numri i familjeve në varfëri, por edhe i personave të vetmuar apo të braktisur. Atalanta Zhuku prej 5 vitesh është bërë pjesë e grupit të vullnetarëve të shoqatës “Eko Mendje”. Ajo thotë se, gjatë këtyre viteve, ka vizituar me qindra familje të varfra që jetojnë në kushte të mjerueshme.
Vitet e fundit, Shqipëria është përballur me pasojat e tërmetit, pandemisë, fenomenin në rritje të emigrimit të të rinjve si dhe shtrenjtimin e kostos së jetesës për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo, sipas ekspertëve të ekonomisë, ka shtuar edhe numrin e familjeve që jetojnë në nivelin e varfërisë./VOA