Klodian Lekocaj, shqiptari i cili dyshohet se ka porositur nga burgu vrasjen e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja më 18 Dhjetor në një lokal në Athinë.
Ky dyshim ngrihet nga mediat greke, të cilat, ekzekutimin e dyfishtë t e lidhin dhe me vrasjen e Edmond Papës më 16 Dhjetor në zonën e Selitës.
Lekocaj ka mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen në ngjarjen kriminale. Ai shtoi se gjithçka po e bën policia greke pasi e di se kush është autori i vërtetë por po e bën këtë për të mbyllur sa më shpejt punën e saj.
“Nuk kam dorë në vrasjen e fundit. Policia po e bën këtë për të mbyllur punën e saj. Policia greke e di kush është autori. Ju betohem për shpirtin e nënës që nuk kam lidhje me ngjarjen. Nëse policia e vërteteton, unë do dal lakuriq para burgut. Unë jam me burgim të përjetshëm, nuk më gjen gjë ta pranoj. Nuk jam as i pastër sa qielli dhe as i pisët sa më bëjnë këta” tha ai.