Pavarësisht mospërmbushjes së kërkesave për t’iu mundësuar vizita në Kosovë, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije udhëtoi drejt Merdares për t’u kthyer mbrapsht për në Serbi.
Qeveria e Kosovës i kërkoi patriarkut që para se të mund të hyjë në Kosovë fillimisht të distancohet dhe të dënojë përfshirjen aktive të Kishës Ortodokse Serbe në dhënien e mbështetjes ndaj grupeve kriminale që po mirëmbajnë barrikadat për më shumë se 16 ditë.
kërkesë kjo e cila Porfirije nuk iu përgjigj.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës në Kosovë u shpreh se nuk ia ka ndaluar vizitën por se i patriarkut i janë parashtruar disa kërkesa, të cilat ky i fundit nuk i plotësoi./ Express