Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Në një postim në Twitter, Tabaku tha se diplomacia dhe dialogu nuk po arrijnë rezultate.
Sipas deputetes, cënimi i territorit dhe sulmi ndaj mediave, të kujtojnë një periudhë që i përket të shkuarës.
Tabaku i bën thirrje palëve që atë që kanë arritur përmes diskutimeve, nuk duhet të zhbëhet brenda ditës.