Policia e Kosovës konfirmoi sot vendosjen e tretë të barrikadave në veri të vendit.
Më herët u njoftua vendosja e barrikadës së dytë në në udhëkryqin te shkolla teknike në Mitrovicë ndërsa tani tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes.
Policia konfirmoi se vendosja e barrikadave është bërë gjatë natës.
“Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri të vendit në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiç.
Si pasojë e kësaj situate janë shënuar edhe incidente./ Express
Vendoset një tjetër barrikadë në Kosovë, kësaj here shënjestër është Mitrovica