Një barrikadë e re prej 3 kamionësh është vendosur mëngjesin e sotëm tek udhëkryqi afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.
Sipas raportimeve nga KossovaPress kjo është barrikada e parë e vendosur në qytet.
Ndërkohë është dita e 17-të e vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës pasi më datë 10 dhjetor serbët vendosën barrikadat e para.
Pengesa e re pengon lëvizjen e lirë në qytet ndërsa deri më tani të bllokuara ishin rrugët magjistrale.
Që nga 10 dhjetori grupe të ndryshme të qytetarëve serbë kanë ngritur barrikada në disa pika në pjesën veriore të Kosovës për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiç.
Ai u arrestua nën dyshimin për sulm kundër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Barrikadat në veri po vëzhgohen nga Policisa e Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.