Në 24 orët e fundit janë kryer 575 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 25 qytetarë, në bashkitë;
12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Dibër, Roskovec, Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Himarë.
Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,940 që nga fillimi i epidemisë.