Për herë të parë në histori euro këmbehet 112.83 lekë. Gjithashtu tatëpjetën ka marrë dhe dollari amerikan, i cili këmbehet me 106.04 lekë, 0.75 lekë më pak krahasuar me një ditë më parë.
Një ndër faktorët kryesor që vlerësohen së ndikon në rënie është shtimi i remitancave. Emigrantët vijojnë të jenë burimi kryesor i të ardhurave për shumë familje në vend. Dërgesat e emigrantëve në gjashtë muajit e parë të këtij viti kanë arritur në nivelin më të lartë që prej vitit 2010.
Në të dhënat e bëra publike nga Banka e Shqipërisë thuhet se nga janari në qershor remitancat u rritën me 36 milionë euro krahasuar me vjet, dhe në total arritën në 376 milionë euro. Kjo është vlera më e lartë e dërgesave e bërë në gjashtëmujor, prej 12 vitesh.
Vetëm në tre muaj: prill, maj, qershor dërgesat e emigrantëve ishin 192 milionë euro, shifër rekord edhe kjo në dekadë. Por nga ana tjetër vlera e remitancave mund të jetë më e lartë, pasi ka emigrantë që zgjedhin që paratë për familjarët e tyre ti sjellin cash dhe jo nëpërmjet kanaleve formale.