Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd në kthesën e Murrashit. Një makinë është batuar në mes rrugës duke u përmbysur.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve. Shkak ka qenë shpejtësia në kthesë. Policia po heton shkaqet e aksidentit.
Të parët që dhanë ndihmën e parë ishin qytetarët që vrapuan për të ndihmuar të plagosurit.