-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: SPAK arkivoi hetimin për inceneratorët që përvëlon Ahmetajn

Kryesoret

Partia Demokratike sot përmes anëtarit të Këshillit Kombëtar Akil Kraja akuzoi se me urdhër të Edi Ramës, u arkivua hetimi që sipas tij përvëlon vetë kryeministrin, ish-ministrin Ahmetaj dhe kryebashkiakun Veliaj për inceneratorët. Ky rast sipas tij është demostrim flagrant antiligjor i Skap-it të Partisë.

“Skap-i në grazhdin e djegësave të partisë. Dje me urdhër të Edi Ramës, Skap-i i Partisë arkivoi hetimin ndaj dy prokurorëve të tij të cilët kishin fshehur nga dosja e gjykimit, dokumente përvëluese të lidhjeve financiare të Arben Ahmetaj i cili së bashku me Ramën dhe Agaçin e Velinë, përbën figurën më kyçe të vjedhjes në aferën e djegësave, nga kjo organizatë kriminale të qindra milionë eurove.

Dokumentat e fshehura nga dosja ishin dëshmi flagrante që provonin lidhjen në krim të Arben Ahmetajt me Zoton dhe Gugallen e tij, lidhje të cilat Ahmetaj për të fshehur krimin i ka mohuar para kamerave duke mashtruar nën betim.

Prokurorët bashkëpuntorë  të Ahmetajt me urdhër të Edi Ramës, u përjashtuan nga hetimi pasi çdo hetim i tyre nënkuptonte automatikisht hetim të Ahmetajt dhe direkt të Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit  dhe Erion Velisë.

Në refuzimin e hetimit të dy prokurorëve që kanë fshehur dokumentat e dosjes për Arben Ahmetajn dhe deklarimin se Arben Ahmetaj nuk është nën hetim, Skap-i i Partisë faktoi se po zhgërryhet përfundimisht në grazhdin e djegësve të partisë, dhe se nuk është gjë tjetër veçse një seksion i specializuar, i korruptuar dhe i lidhur me krimin e Partisë – Shtet.

Partia Demokatike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim korruptiv dhe të papërgjegjshëm të Skap-it të Partisë dhe garanton bajlozët e krimit se ora e drejtësisë mund të vonojë, por nuk harron” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit