-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Institucionet e sigurisë në Kosovë: Kërcënimi me bombë në aeroport erdhi nga Serbia në gjuhën arabe

Kryesoret

E-maili që ka ardhur sot në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” se ka një bombë ka qenë në gjuhen arabe.

Është shkruar kot sa për ta rritur ndjenjën e pasigurisë ta sabotojë infrastrukturën vitale në Republikën e Kosovës.

Kështu tha për Kosovapress, një burim nga institucionet e sigurisë.

Në kohën kur rruga u mbyll me barrikadë në anën serbe të kufirit në Merdar Serbia ka dashur që ta rrisë këtë pasiguri edhe me bllokimin e Aeroportit.

Megjithëse, e-maili është shkruar në gjuhën arabe dhe hetimet kibernetike kanë treguar se bëhet fjalë për një e-mail të fshehur mirë por që ka ardhur nga Serbia.

Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë dyshuar se format e kërcënimit përmes radikalizmit fetar në Kosovë mund të vijnë nga Serbia.

Rasti i sotëm ishte ndër rastet e rralla që është argumentuar se dyshimet tona janë me vend./ Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit