-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katalanasit kërkojnë transferimin e Kylian Mbappe

Kryesoret

Në një njoftim befasues të gazetës sportive spanjolle, Mundo Deportivo raportohet se Barcelona është duke u përpjekur ta transferojë sulmuesin, Kylian Mbappe.

Edhe pse ka nënshkruar kontratë të re, francezi dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini pas lajmit se Lionel Messi dëshiron të nënshkruajë kontratë të re në Parc des Princes.

24-vjeçari e ka pranuar disa herë në të kaluarën se e ka ëndërr të luajë për Real Madridin, megjithëse deri më tani Los Blancos nuk kanë arritur t’i sigurojnë shërbimet e tij.

Madje rinovimi me PSG gjatë verës i hidhëroi shumë tifozët madrilenë të cilët dëshironin ta kishin në skuadër.

Ndërsa nënshkrimi eventual me rivalin e tyre të përbetuar vetëm sa do ta rriste urrejtjen e mbështetësve të ekipit mbretëror.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit